

Takim me përfaqësuesen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë
Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, u takua me znj. Catalina Heine, shefe për kulturë, shtyp dhe komunikim në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, me të cilën diskutoi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e gjuhës dhe kulturës gjermane.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Ambasadës Gjermane dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prizrenit, në fushat e mobilitetit akademik, shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, si dhe angazhimit të lektorëve të gjermanishtes në kuadër të programit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.
Znj. Heine u shpreh e gatshme për të qenë krah Fakultetit të Filologjisë në nisma të përbashkëta, duke theksuar mbështetjen e Ambasadës Gjermane për zhvillimin e projekteve kulturore dhe akademike që forcojnë studimet gjermane në Kosovë.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë, me synimin për të krijuar ura të reja komunikimi dhe mundësi konkrete për studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Filologjisë.


