

Takim me vullnetarët e Korpusit të Paqes në Fakultetin e Filologjisë
Në ambientet e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Dekania Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra priti në takim dy vullnetarët e Korpusit të Paqes, z. Douglas Upton dhe z. Travis Holland. Në takim mori pjesë edhe Prof. Asoc. Dr. Sermin Turtulla, bartëse e projektit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prizrenit dhe Korpusit të Paqes.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi, ku u diskutua për angazhimin e vullnetarëve në Fakultet dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze dhe zhvillimit të kompetencave komunikuese të studentëve.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes, z. Douglas Upton dhe z. Travis Holland, e kanë filluar punën e tyre në Universitetin e Prizrenit të enjten, duke u njohur me stafin dhe ambientet e kampusit universitar.


