

Takimet në Universitetin "UKSHIN HOTI" dhe Shkodër
Pas këtyre takimeve këta dy drejtues të këtyre institucioneve të rëndësishme për gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar edhe nga prof.asoc.dr. Izer Maksuti, profesor në Universitetin “Ukshin Hoti“ në Prizren, morën pjesë në aktivitetin shkencor që u zhvillua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku në datat 25-26 tetor 2021, nga Akademia e Studimeve Albanologjike u organizua konsulta me temë: “Drejt një strategjie të Albanologjisë”.
Takimi u hapë nga prof. dr. Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike. Fjalime mbajtën edhe prof. dr. Suzana Golemi, rektore e Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Hysen Matoshi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof. asoc. dr. Sabit Syla nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, dr. Skënder Asani nga Instituti Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup dhe nga prof. dr. Ylber Sela prej Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës e RMV-së po në Shkup.
Në konferencë prof. dr. Artur Lama, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë diskutoi për planin e ri strategjik për studimet gjuhësore-letrare; prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi trajtoi perspektivën dhe sfidat e studimeve historike; prof. asoc. dr. Belisa Muka përmendi disa pika rreth strategjisë së kërkimeve arkeologjike, ndërsa dr. Olsi Lelaj bëri një bilanc mbi arritjet dhe akset kërkimore nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.
Në fund të takimit pati diskutime, ky mori pjesë edhe prof. asoc. dr. Izer Maksuti. Në përfundim të këtij aktiviteti shkencor pjesëmarrësit arritën në disa konkluzione. Për më shumë shih: http://asa.edu.al/site/?p=7621 (27.10.2021)