

Thirrjet e hapura për aplikime në Programet Fulbright Faculty Development në SHBA për vitin 2023-24
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Programi Fulbright Faculty Development në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2023-24 tani është i hapur për aplikime.
Programi Fulbright Faculty Development është model i dizajnuar për profesorë asistentët që aktualisht janë të angazhuar në mësidhënie në Kosovë. Pas përfundimit të programit aplikantët duhet të synojnë të kthehen në pozitat e mëparshme në institucionet e tyre për të vazhduar me përgjegjësitë e mësimdhënies, duke aplikuar njohuritë dhe përvojat e fituara. Qëllimi i këtij programi është që pjesëmarrësve t’u prezantohen praktikat dhe qasjet teorike më të mira të zhvillimit të kurrikulës në SHBA dhe t’u ofrohen atyre strategjitë e zhvillimit të kurrikulës për lëndët e tyre, përfshirë një pasqyrë të burimeve akademike dhe të hulumtimit. Gjatë programit, nga bursistët pritet që të hulumtojnë dhe zhvillojnë një përshkrim të lëndës dhe të përvijojnë strategji specifike të mësidhënies për lëndën e tyre të propozuar.
Aplikimi online për Programin Fulbright Faculty Development 2023/24 do të mbetet i hapur deri më 17 tetor, 2022.
Për të mësuar më shumë mbi kërkesat dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni: Fulbright Faculty Development Program – U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov).
Kandidatët e interesuar mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre tek Koordinatorja e Programit, Nora Nimani Musa në nmusa@americancouncils.org apo të thirrin në +383 38 226 255.
Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.
—
Fulbright Visiting Scholar Program 2023-24
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se konkursi për Programin Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2023-24 tani është i hapur për aplikime.
Programi Fulbright është programi më i rëndësishëm i shkëmbimit arsimor sponsorizuar nga qeveria amerikane dhe i dizajnuar për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë mes popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popujve tjerë. Që nga themelimi i tij, më shumë se 370,000 pjesëmarrës, të përzgjedhur për potencialin e tyre për udhëheqje, kanë marrur pjesë në Programet Fulbright me qëllim të shkëmbimit të ideve, vëzhgimit të institucioneve politike, ekonomike dhe kulturore të njëri tjetrit, dhe ndërmarrjes së sipërmarrjeve të përbashkëta të rëndësishme për mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të botës.
Aplikimi online për Programin Fulbright Visiting Scholar 2023/24 do të mbetet i hapur deri më 1 nëntor, 2022.
Për të mësuar më shumë mbi kërkesat dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni: Fulbright Scholar (Doctoral/PhD) Program in the United States (usembassy.gov).
Kandidatët e interesuar mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre tek Koordinatorja e Programit, Nora Nimani Musa në nmusa@americancouncils.org apo të thirrin në +383 38 226 255.
Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.
Programi i bursave Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2023-24
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Hubert H. Humphrey Fellowship Program për vitin akademik 2023-2024 tashmë është i hapur për aplikime!
Programi i bursave Hubert H. Humphrey është program i Fulbright-it përmes të cilit profesionistët e arritur në mes të karrierës së tyre profesionale, me potencial të demonstruar në udhëheqësi, shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit studimi. Gjatë kësaj periudhe, ata do të vijojnë një kurs akademik jo të gradës, të nivelit universitar si dhe aktivitete tjera të zhvillimit profesional. Duke ofruar mundësi për liderët e ardhshëm dhe politikëbërësit që të bëjnë përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si dhe në fusha të ndryshme profesionale, programi ofron bazë për lidhje afatgjata dhe produktive mes amerikanëve dhe homologëve të tyre jashtë vendit. Bursistët përzgjedhen bazuar në potencialin për udhëheqësi dhe përkushtimin e tyre ndaj shërbimit publik.
Programi i bursave Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2023-24 do të jetë i hapur për aplikime deri më 1 shtator, 2022.
Informatat e përgjithshme rreth kushteve dhe procesit të aplikimit mund t’i gjeni: The Hubert H. Humphrey Fellowship Program – U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov)
Kandidatët e interesuar mund t’i drejtojnë të gjitha pyetjet tek Koordinatorja e Programit Nora Nimani-Musa at nmusa@americancouncils.org apo të thirrin në +383 38 226 255.
Programi Humphrey është aktivitet shkëmbimi në kuadër të Programeve Fulbright. Financimi i tij primar është nga Kongresi i SHBA-ve përmes Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit Amerikan të Shtetit. Bashkë-sponsorë janë edhe agjensitë tjera qeveritare, organizatat shumëkombëshe, dhe donatorët privat. Instituti i Edukimit Ndërkombëtar (IIE) ndihmon Departamentin Amerikan të Shtetit në administrimin e Programit të Bursave Humphrey.