

Trajnim: “Happy Little Clouds: Using Art in the Language Classroom”
Ligjëruesi amerikan Matthew Gleason dhe Ass. Dorinë Rakaj, organizuan një trajnim interaktiv me 35 studentë të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, me temë: “Happy Little Clouds: Using Art in the Language Classroom”. Gjatë këtij trajnimi, studentët u njohën me mënyra kreative për të integruar artin në procesin mësimor, kështu duke nxitur kreativitetin dhe angazhimin e nxënësve në klasë. Trajnimi përfshiu diskutime, ushtrime praktike dhe ide për përdorimin e artit si një mjet efektiv për mësimdhënie. Studentët treguan interes dhe pjesëmarrje aktive gjatë gjithë trajnimit.






