

U mbajt forumi i dytë studentor “Identifikimi i lajmeve të rreme”
Në kuadër të projektit “Truri në veprim: Studentë që pyesin, jo që binden”, të fituar nga grupi i punës i përbërë nga Sanije Parallangaj (udhëheqëse), Klea Hazrolli (administruese), Ylber Hoxha, Hatigje Skeja, Zejneb Abazi dhe Denis Fetovic (anëtarë) dhe mbështetur e mentoruar nga prof. asoc. dr. Vjollca Dibra – u.d. Dekane e Fakultetit të Filologjisë, u mbajt forumi I dytë studentor “Identifikimi i lajmeve të rreme”, të mbajtur nga znj. Ilire Zajmi.
Forumi u mbajt në sallat e Fakultetit të Filologjisë, në orën 11:00. Ky forum u zhvillua në një atmosferë dinamike, ku diskutimet dhe debatet u karakterizuan me angazhim aktiv dhe reflektim kritik. Studentët patën mundësinë të ndajnë opinionet e tyre, të shqyrtojnë shembuj konkretë të lajmeve të rreme dhe të zhvillojnë aftësi për të analizuar informacionin mediatik në mënyrë të pavarur dhe të informuar.
Përmes udhëzimeve dhe informacioneve të ofruara nga zonja Ilire Zajmi, pjesëmarrësit fituan njohuri praktike dhe aftësi të nevojshme për të identifikuar lajmet e rreme dhe për të analizuar informacionin në mënyrë të vetëdijshme.





