U mbajt punëtoria e projektit Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren
Më 19.03.2024, zhvilluan punimet e punëtorisë së radhës në kuadër të projektit ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP).’’ Ky projekt është në kuadër të Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023-2024, financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë përmes Kosovo United States Alumni – KUSA.
Punëtoria është mbajtur me menaxhmentin e UUHP-së, rektorin, prorektorët, sekretarin e Universitetit, ekspertet: Petra Karanikić dhe Diana Lekaj, stafin akademik, zyrën e projekteve dhe ekipin e këtij projekti. Nga Fakulteti i Filologjisë morën pjesë asistentët: dr. Dorina Rakaj dhe Phd (c) Fikret Ramadani, Në këtë punëtori, ekspertja Petra Karanikić ka prezantuar dokumentin me titull “The University “Ukshin Hoti” Prizren Knowledge and Technology Transfer Office (UUHP KTTO) Operational principles”. Në pjesën e fundit të punëtorisë, menaxhmenti i UUHP-së, ekspertet dhe ekipi i këtij projekti diskutuan mbi hapat/aktivitetet e ardhshme të projektit.