Universiteti "Ukshin Hoti" po merr pjesë në punëtorinë për ndëkombëtarizimin e IAL-ve, e organizuar nga UNISTRAPG
Në kuadër të projektit QUADIC, të programit Erasmus+, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren po merr pjesë në punëtorinë katër ditore që po mbahet në Universitetin për të Huajt në Peruxha të Italisë. Qëllimi i punëtorisë është krijimi i një rrjeti akademik ndërkombëtar – udhërrëfyesi dhe praktikat më të mira për bashkëpunim të qëndrueshëm. Universiteti për të Huajt në Peruxha së bashku me Universitetin Côte d’Azur (UCA) në Nicë, Francë, po ofrojnë trajnimin dhe praktikat më të mira për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkombëtar si dhe ngritjen e kapaciteteve të IAL-ve të Shqipërisë dhe Kosovës. Universiteti “Ukshin Hoti” po përfaqësohet nga koordinatori i këtij projekti dhe prof. Dorinë Rakaj.