

Vizië e ambasadorit të Austrisë në Universitetin "Ukshin Hoti"
Ambasadori i Austrisë në Kosovë z. Georg Schnetzer, sot ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit. Ai pati takim me dekanin e Fakultetit të Filologjisë, Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, stafin akademik dhe studentët e Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane. Me pas takoi Rektorin, Prof. asoc. dr. Mentor Alishanin. Në takim ishte edhe zv-ambasadorja e Austrisë, znj. Clarissa Castek, si dhe znj. Violeta Demaj – Këshilltare politike e ambasadorit në zyrën e BE-së në Prishtinë.
Menaxhmenti i Universitetit, Rektori Alishani dhe dekani Beqiraj e falënderuan ambasadorin e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhënë Kosovës në çdo aspekt, përfshirë edhe arsimin e lartë.




