

Vizita e maturantëve në UPZ
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” vizitohet nga grupi i maturanteve të SHML “Remzi Ademaj” i drejtimit shoqëror të shoqëruar nga mësimdhënëset e gjuhës shqipe, angleze dhe gjermane.
Maturantët u pritën nga dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof.asoc.dr. Vjollca Dibra, dhe prof.asoc.dr. Sermin Turtulla. Vizita përfshiu bibiliotekat e universitetit, sallat mësimore, laboratorët mësimor, gjykatoren, këndin austriak dhe francez. Maturantët shfaqën interesim të dukshëm përmes pyetjeve të parashtruara dhe fotografimet e shumta.




