

Vizita në Zarë
Zarë me 5-9 maj 2026
Prof.asoc.dr. Flamur Shala me ftesë të Shoqatës Shqiptare të Prefekturës së Zarës, mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 300 vjetorit të arbëneshëve të Zarës. U takua me arbëneshë të Zarës. Në kuadër të aktiviteteve u realizua pjesëmarrja në Akademinë Solemne, vizita në Arbanasi.
Në Teatrin e qytetit ndoqi dramën “Martesa” të Jodip Relës të realizuar nga aktorë të teatrit të qytetit, përcolli koncertin në Kishën e Zonjës së Loretos të mbajtur për nder të 300 vjetorit të arbëneshëve në Zarë. Pati një paraqitje para medieve publike të Kosovës. Vizitoi dhe ambiente të tjera kulturore në Zarë.











