

Vizitë për bashkëpunim
29.11.2022
Patëm nderin dhe kënaqësinë të kemi nē vizitë themeluesin e Gjimnazit “Loyola Gymnasium”, ish-drejtorin Pater Walter Happel SJ dhe kolegë të kësaj shkolle, Pal Balën etj. Ky gjimnaz ishte dhe mbetet me emër jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Qëllimi i kësaj vizite të mikut tonë është bashkëpunimi edhe në të ardhmen në mbështetje të projekteve për të rinjtë tanë.
Ishte një takim shumë miqësor dhe me qëllim të bashkëpunimit me Fakultetin e Filologjisë (respektivisht me departamentin e Gjuhë dhe të Letërsisë Gjermane) të Univetsitetit “Ukshin Hoti”. Pater W. Happel i shërbeu Prizrenit deri në pensionim (2005-2015) dhe u rikthye përsëri t’i shërbejë këtij qyteti, respektivisht të rinjve tanë.
Vlen të përmendet se Pater Walter Happel është shpallur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit “Qytetar Nderi i Prizrenit” në vitin 2015. Ai është vlerësuar lart për kontributin e tij për edukimin dhe arsimimin e të rinjve të qytetit të Prizrenit me rrethinë e më gjerë përmes ALG “Loyola”, i cili në vitini 2005 mbashkë me disa bashkëpunëtorë vendës këmbënguli që ALG “Loyola” të themelohet në Prizre