Vizitë pune e znj. Daniela Puhrsch, nga Universiteti i Hildesheimit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Znj. Daniela Puhrsch, drejtuese e programit Erasmus +, në Zyrën për marrëdhënie me jashtë, në Universitetin e Hildesheimit, më 7 dhe 8 mars 2024, pati një vizitë pune në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
Gjatë këtij qëndrimi në Universitetin tonë, znj. Puhrsch u takua me dekanin e Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, prof. asoc. dr. Ilir Krusha, shefin i Degës së Gjuhës dhe Letërsisë gjermane, prof. asoc. dr. Ilir Krusha, me prof. asoc. dr. Izer Maksuti, profesor në këtë departament, lektoren austriake nga Vjena, znj. Nora al Awami, asistenten e gjermanistikës, znj. Vezire Krasniqi, MA dhe doktorante në Universitetin e Tiranës, si dhe me shefin e Zyrës për marrëdhënie me jashtë të Universitetit tonë, z. Përparim Avdullahu. Ajo vizitoi hapësirat e kampusit të Universitetit tonë, Bibliotekën Universitare, Bibliotekën e specializuar të gjermanistikës, te Këndi Austriak, si dhe mjedise të administratës së Universitetit.
Znj. Puhrsch zhvilloi një takim pune edhe me rektorin prof. asoc. dr. Mentor Alishani, i cili po ashtu, vjeshtën e kaluar ka pasur një vizitë pune në Universitetin e Hildesheimit.
Qëllimi i kësaj vizite pune të znj. Puhrsch është vazhdimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional të dy universiteteve tona, që kemi tanimë që dy vite. Gjatë kësaj periudhe ka pasur vizita pune nga të dyja palët, qëndrime njëjavore të dyja palëve, ku është punuar në zhvillim të ideve dhe të projekteve të përbashkëta, shkëmbim të stafit akademik, mbajtje e ligjëratave tematike. Planifikohet dhe punohet bashkërisht për zgjerim të bashkëpunimit, për shkëmbim edhe të studentëve, pjesëmarrje të palës gjermane edhe në Shkollën Verore Ndërkombëtare të Universitetit tonë, të ligjëruesve dhe studentëve, si dhe organizimin e trajnimeve për administratën etj.
Znj. Daniela Puhrsch mori pjesë edhe në diskutimin e organizuar për nder të 8 marsit, Ditës së Gruas, me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci me temë: “Gratë dhe Vajzat në Arsimin e Lartë”, që u zhvillua sot paradite në mjediset e Universitetit tonë.