

Dy profesorë të Fakulteti të Filologjisë morën pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "Gli Arbëreshë d' Italia, Una civiltà tra le due sponde dell' Adriatico" në Universitetin e Bolonjës
Më 19–20 shkurt 2026, në mjediset e Universitetit të Bolonjës, u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Gli Arbëreshë d’ Italia, Una civiltà tra le due sponde dell’ Adriatico” (Arbëreshët e Italisë – Një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut). Kjo konferencë u organizua nga Universiteti i Bolonjës dhe disa universitete shqiptare.
Në këtë ngjarje me peshë shkencore morën pjesë edhe profesorët e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë të Shqipe nga Fakulteti i Filologjisë. Prof. asoc. dr. Shkelqim Millaku, prezantoi punimin: The contribution of Italian scholars for Albanian morphosyntax (Studiuesit italianë për morfosintaksën e shqipes). Kumtesa në fjalë është studiuar e bashkëpërgatitur edhe nga prof. asoc.dr. Ilir Krusha dhe me prof. ass. dr. Shpëtim Zymberaj. Ndërsa u.d. prodekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. ass. dr. Fikret Ramadani, kumtoi punimin: “The literary creativity of Zef Skiroi Di Maxho in the perspective of the researcher Vebi Bexheti” (Krijimtaria letrare e Zef Skiroi Di Maxhos në optikën e studiuesit Vebi Bexheti).
Po ashtu, prof. asoc. dr. Shkelqim Millaku ishte bashkëudhëheqës i sesionit të parë të ditës së dytë të konferencës.
Studimet e profesorëve të Fakultetit të Filologjisë zgjuan interes te dëgjuesit dhe u mirëpritën nga studiuesit. Gjithashtu, do thënë se ky takim ofroi një mundësi të mirë për shkëmbimi idesh dhe diskutime shkencore, duke nxjerrë në pah rolin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar përtej Adriatikut.
Ky aktivitet, mbajtur në Universitetin e Bolonjës, si universiteti i parë i qytetërimit evropian (1088) është tregues i qartë i progresit dhe ndërkombëtarizimit të mendimit albanologjik nga profesorët e Fakultetit të Filologjisë.










