

Thirrje për Aplikim: You and Europe Scholarship
Studime Master në Gjermani (2026/27)
Fakulteti i Filologjisë njofton studentët dhe alumnët për hapjen e thirrjes për European Scholarship Programme “You and Europe”, një program prestigjioz bursash për studentë që planifikojnë të ndjekin studimet Master të plota në Gjermani, duke filluar nga semestri dimëror 2026/27.
Programi realizohet nga Alfred Toepfer Stiftung F.V.S., në bashkëpunim me German National Academic Foundation (Studienstiftung des deutschen Volkes), dhe ka për qëllim promovimin e dialogut evropian, shkëmbimit akademik dhe krijimin e një rrjeti të fortë evropian studentësh të dalluar akademikisht dhe të angazhuar shoqërisht.
Kush mund të aplikojë?
- Studentë nga Kosova (si dhe vende të tjera evropiane),
- Të diplomuar në nivel Bachelor (ose në përfundim),
- Studentë nga të gjitha disiplinat akademike, përveç arteve, muzikës, dizajnit, filmit dhe arteve performuese,
- Studentë që janë në 10–15% më të mirët e vitit të tyre akademik,
- Kandidatë që nuk kanë përfunduar studimet Bachelor në Gjermani,
- Studentë me interes të theksuar për temat dhe bashkëpunimin evropian.
Çfarë ofron bursa?
- Bursë mujore sipas nevojës financiare: 300 – 1,155 €,
- Mbështetje shtesë (p.sh. sigurim shëndetësor, ndihmë familjare),
- Dy takime vjetore rrjetëzimi mbi temat evropiane,
- Pjesëmarrje në programet edukative të Studienstiftung,
- Përfshirje në një rrjet evropian studentësh të shkëlqyer.
Afatet kryesore:
- Nominimi nga profesori/universiteti: deri më 4 shkurt 2026
- Aplikimi online: deri më 23 shkurt 2026
E rëndësishme: Aplikimi bëhet vetëm pas nominimit nga një profesor universitar.
Më shumë informacione dhe aplikimi: www.you-and-europe.de


